Home Shendetesi Limoni pastron gjakun dhe relakson trupin

Limoni pastron gjakun dhe relakson trupin

199
0

limoniLimoni mund të cilësohet si fruti më i mirë. Të mirat që ai përmban për kujdesin ndaj shëndetit dhe pamjes nuk kanë të krahasuar me asnjë ilaç në botë. Në farmakologji është shumë i çmuar dhe i vlerësuar, ndërsa pjesët më të përdorura janë lëngu dhe lëkura.

Përdorimi i tij si ilaç u konsolidua qëkur nuk dihej ende asgjë për vitaminat. Lëngu i tij vlerësohej si antihemorragjik, dezinfektues, kundër diarresë dhe madje edhe si hypoglicemic.
Në aromaterapi përdoret si rifreskues, përdoret si një antiseptik, mjaft i mirë për uljen e presionit të gjakut, i dobishëm për heqjen e lythave, kallove, mishrave të lënduar, por ai përdoret gjithashtu edhe për trajtimin e artritit dhe reumatizmit.

Mostretja dhe kapsllëku
Lëngu i tij kontribuon në kurimin e problemeve të lidhura me mostretjen dhe kapsllëkun. Ju mund të shtoni disa pika limon në ushqim ose mund të pini një limonadë të freskët të shijshme.

Temperatura
Limoni mund të ndihmojë në shërimin e një personi i cili vuan nga gripi, i ftohti ose ethet. Ndërkohë ai është një ndihmës i shkëlqyer kundër djersës.

Dhimbja e dhëmbëve
Nëse lëngu i limonit të freskët aplikohet mbi zonën ku dhemb një dhëmb, dhimbja mund të largohet. Masazhet me lëng limoni te mishrat e dhëmbëve mund të ndalojnë hemorragjitë. Ndërkohë që limoni shërben edhe për pastrimin e dhëmbëve dhe zbardhjen e tyre.

Kujdesi për flokët
Nëse e aplikoni atë mbi lëkurën e kokës, ai mund të heqë zbokthin, ndërsa mund të ndalojë rënien e flokut dhe problemet e tjera të cilat lidhen me lëkurën e kokës dhe flokët. Përveç këtyre, limoni u jep flokëve një shkëlqim natyral.

Kujdesi për lëkurën
Duke qenë një antiseptik natyral, lëngu i limonit mund të zgjidhë problemet e lidhura me lëkurën, duke vepruar edhe te zonat e djegura nga dielli. Pirja e lëngut të limonit të përzierë me ujë dhe mjaltë i jep shkëlqim lëkurës…

Lufton kolerën
Sëmundjet e tilla si kolera dhe malaria, pothuajse të zhdukura në ditët e sotme, mund të kurohen me lëng limoni, sepse ai reagon si një “pastrues gjaku”.

Depresioni
Pirja e lëngut të limonit të përzier me ujë disa herë në ditë njihet se krijon efekt qetësues, relakson trupin dhe kështu ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe stresit.

Bajamet
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve. Në këto raste këshillohet të përgatitet kjo kurë.
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dyja gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dyja gjysmat, të ngrohta, vihen në të dyja anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen.
Ky veprim përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit

Përdorimi në kuzhinë
Limonët përdoren edhe si bazë për gatime të shumta në kuzhinë, por më së shumti njihet për prodhimin e limonadës dhe pijeve tjera me bazë limoni. Një limon mesatar përmban rreth 3 lugë ushqimi lëng. Peshqit njomen në lëng limoni për t’iu neutralizuar aroma.

Lëngu i limonit i pastër apo i kombinuar me përbërës të tjerë përdoret për njomjen e mishit para përgatitjes. Acidi i cili gjendet në lëng e bën më të shijshëm për konsumim, megjithatë lëngu nuk ka asnjë efekt antibiotik. Vetëm limonët apo të kombinuara me portokaj përdoren për prodhimin e marmelatës. Është shumë i pasur me vitamina, veçanërisht me vitamina C (0,5 gram/litër). Lëngu i limonit është pasterizues, për t’u ruajtur të paktën një vit dhe është përdorur si një përbërës në ushqim dhe pije të ndryshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here