Home Shendetesi Vitamina B12, ja çfare shkakton mungesa e saj ne organizem

Vitamina B12, ja çfare shkakton mungesa e saj ne organizem

3948
1

vitamina-b12Organizmi ynë arrin të prodhojë një sasi të vogël vitamine B12, kështu që shpeshherë ne kemi rezerva të mira të kësaj vitamine. Mungesa e vitaminës B12 shkakton lodhje, të përzjera, humbje të oreksit dhe peshës. Kur mungesa e vitaminës B12 bëhet më e madhe, shkaktohen vështirësi në ecje dhe probleme të memories. Me kalimin e moshës, procesi i asimilimit të vitaminës B12 bëhet më i vështirë, personat e moshuar, mund të vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine.

Tek të moshuarit, mungesa e vitaminës B12 shfaqet sidomos me probleme të humorit dhe memories. Pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike të zorrëve apo të cilëve u është hequr stomaku apo një pjesë e stomakut, rrezikojnë të vuajnë nga mungesa e vitaminës B12, nëse nuk marrin suplemente ushqimorë që e përmbajnë këtë vitaminë. Edhe vegjetarianët mund të kenë mungesa të vitaminës B12, meqenëse ushqimet që e përmbajnë janë kryesisht me origjinë shtazore.

Sidomos, gratë vegjetariane shtatzëna apo gratë në periudhën e dhënies së ushqimit të gjirit, duhet të tregojnë kujdes për t’i ushqyer bebet me sasinë e mjaftueshme të vitaminës B12. Në rast mungese të theksuar të vitaminës B12, mjeku duhet t’u rekomandojë pacientëve suplemente ushqimorë për rritjen e sasive të kësaj vitamine në organizëm.

Këshillohet që të rriturit të marrin një sasi ditore vitamine B12 prej 2,4 mikrogramësh. Kjo sasi është më e vogël tek fëmijët dhe më e madhe tek të moshuarit mbi 75 vjeç. Përdorimi i tepërt i vitaminës B12 në përgjithësi nuk krijon probleme. Megjithatë, dozat shumë të larta të kësaj vitamine mund të provokojnë reaksione alergjike, të shkaktojnë diarre apo përkeqësim të akneve. Rreziqet e mbidozës së kësaj vitamine janë shumë të vogla.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here