Miley Cyrus duket se është shqetësuar nga rezultatet e zgjedhjeve të së martës në SHBA, ku Donald Trump dhe Hillary Clinton ishin shumë afër për të kandiduar për partitë përkatëse.
Ajo ka deklaruar se do të largohet nga vendi nëse Donald Trump bëhet president dhe këtë shqetësim të saj Miley e ka ndarë në Instagram.
Ajo ka postuar edhe një foto të sajën duke qarë. Cyrus nuk është e vetmja që ka menduar të largohet nga vendi pas suksesit të Trump në “super të martën”.