Home Aktualitet Berat, Zvicra investon 2.2 milione franga per mbetjet urbane

Berat, Zvicra investon 2.2 milione franga per mbetjet urbane

577
0

mbetjet-urbane-620x5272.2 milionë franga do të investohen nga qeveria zvicerane për dy projekte të rëndësishme në menaxhimin e mbetjeve urbane në infrastrukturë në Qarkun e Beratit. Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Kristof Graf u takua ne Berat me drejtuesit vendor të 5 bashkive të këtij qarku që përfitojnë nga projekti, i cili nga si synim menaxhimin e mbetjeve të ngurta në rajon.

“Për një zonë kaq të rëndësishme siç është Berati zgjidhja e problemit të mbetjeve urbane ka shumë rëndësi. Gjatë rrugës inspektuam vendin ku grumbullohen mbetjet dhe është shumë e rrezikshme që një pjesë e tyre hidhen dhe në lum, duke dëmtuar rëndë një zonë kaq tërheqëse si Berati. Lajmi i mirë është që është lëvruar fondi 2.2 milionë franga, të cilat do të shkojnë për mbylljen e problemit të madh të mbetjeve urbane”, tha Kristof Graf.

Faza e parë ku do kalojë projekti parashikon ngritje kapacitetesh për stafet, përgatitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve në nivel rajonal, studimin e fizibilitetit , dhe zbatimin e masave afatshkurtra që kanë të bëjnë me vendosje kontenierësh dhe pajisje ricikluese. Në një fazë të mëtejshme, do vijohet me ndërhyrje në infrastrukturën e mbetjeve, si stacionet e transferimit të tyre, ndërtimin e një landfildi etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here