Home ShowBiz Xhemi Shehu se shpejti nene per here te dyte

Xhemi Shehu se shpejti nene per here te dyte

1173
0

Në familjen e Xhemi Shehut, dhuratë për Vitin e Ri 2015 do të jetë një bebe, që pritet të vijë në jetë ditët e para të janarit. Natyrisht që emocionet e ditëve të fundit para lindjes ekzistojnë edhe për Xhemin, ndonëse për moderatoren e njohur të “Top Channel” kjo është hera e dytë që bëhet nënë, e sërish me djalë. Është supersticioze, kështu që zakonisht nuk preferon të flasë shumë për këtë moment të veçantë të jetës. “Jam në pushim total dhe përpiqem të ushqehem si duhet, në mënyrë që t’i kaloj sa më mirë këto ditë të fundit të shtatzënisë.

10388635_1491026244463598_3473069876426346013_n

Në lidhje me ushqimet që konsumon më shumë, Xhemi përgjigjet per ‘PanoramaPlus’: “Ushqehem normalisht, ashtu si më parë. Të dyja shtatzënitë i kam pasur me ulje peshe në fillim, ngaqë stomaku im ishte intolerant ndaj ushqimeve të caktuara. Por nga muaji i gjashtë filloj e marr pak peshë”. Për sa u përket shtatzënave që janë kureshtare rreth regjimit të saj, Xhemi shprehet: “secila e përjeton ndryshe pritjen e një fëmije, për shembull unë çokollatat vazhdoj t’i ha, si dhe frutat, kryesisht shegën dhe mandarinat. Ndërsa ujin e konsumoj vetëm kur kam etje”. Për aktivitetin fizik ajo thotë se ka bërë ecje rregullisht deri në muajin e shtatë, kurse tani preferon të jetë më pak në lëvizje gjatë ditës. Pyetjes se nëse pas lindjes së fëmijës do t’i rikthehet shpejt punës në ekran, Xhemi përgjigjet se nuk ka bërë ende plane për vitin tjetër. Xhemi dhe Arbana Osmani, dy bashkëdrejtueset e formatit “E diell”, vendosën të tërhiqeshin nga ekrani për ta kaluar në qetësi shtatzëninë e tyre të njëkohshme.

xhemi-shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here