Home Aktualitet Reforma ne arsim, studentet perplasen me policine

Reforma ne arsim, studentet perplasen me policine

648
0

studente-policiaNjë grup studentësh protestues ndaj Reformës për Arsimin e Lartë janë përleshur sot paradite me policinë para Kuvendit të Shqipërisë.

Gazetari Mariglen Mërtiri bën të ditur nga vendi ku zhvillohet protesta se studentët shprehen kundër projektligjit për Arsimin e Lartë, drafti i cili pritet të kalojë në Parlament. Situata është tensionuar kur në godinën e parlamentit është bërë gati të hyjë Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit, ku dhe gati është sulmuar nga protestuesit.

Protesta e studentëve ka nisur 1 orë para nisjes së punimeve të seancës plenare, ku të rinjtë u kërkojnë ligjvënësve të heqin dorë nga drafti për Arsimin e Lartë. Sipas tyre, ky draft nuk është reformë për universitetet publike, por shkatërrim për këto të fundit.

“Universitetet janë kapur prej privatëve dhe oligarkëve. Për ne studentët kjo reformë i varfëron dhe nuk i ndihmon, por favorizon universitetet private duke rënduar situatën e publikut. Reforma për arsimin e lartë është tregtarizuese”, shprehen studentët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here