Home Rajoni Shkup, sërisht sulme dhe parulla anti shqiptare

Shkup, sërisht sulme dhe parulla anti shqiptare

797
1

Një grup tifozësh maqedonas të nisur për një ndeshje basketbolli mes dy klubesh maqedonase, kanë sulmuar dy persona të përkatësisë shqiptare, njofton zhurnal.mk.
Mësohet se, fillimisht tifozët gjatë parakalimit të tyre në sheshin e Shkupit kanë brohoritur parulla antishqiptare si “Shqiptarë, shqiptarë, Shqiptarë të vdekur”, dhe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.
Gjatë kalimit të grupit prej mbi 150 huliganë të cilët vazhdimisht brohorisnin, ata ishin të shoqëruar prej rreth 15 policë. Për një moment disa prej tyre sulmuan dy kalimtarë të rastit, por menjëherë reagoi policia dhe arriti të ndalojë huliganët të cilët vazhdonin edhe më tej të godasin ndaj kalimtarëve.
Sipas burimeve jo zyrtare të portalit Zhurnal, por edhe të kalimtarëve të rastit, dy personat e sulmuar kanë qenë shqiptarë. Policia ka arrestuar dy prej të përfshirëve në incident.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, ka thënë se nuk mund të japë asnjë informatë pa u bërë hetimi i incidentit. Incidenti i këtillë pason ngjarjen e rëndë të ndodhur vetëm një ditë më parë në Gostivar, ku një polic maqedonas vrau me armë zjarri dy të rinj shqiptarë, të cilët u përcollën sot për në banesën e fundit.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here