Ekzekutohet me armë zjarri një 25-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” rreth orës 22:30 minuta dhe viktimë ka mbetur Indrit Halili.
Mësohet se 25-vjeçari po kthehej i vetëm në banesën e tij, ndërsa është qëlluar me breshëri automatiku në rrugë. Sipas policisë në drejtim të tij janë qëlluar me 20 plumba.
Ai është transportuar në spital me autoambulancë, por ka gjetur vdekjen rrugës. Ende nuk dihen autorët apo shkaqet, që çuan në vrasjen e 25-vjeçarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Mësohet se i riu kishte punuar pak vite më parë si shofer i kreut të Komunës Rrethina, Kleves Muja. Ky i fundit u dënua në atë kohë për përfshirje në rrjet një të fuqishëm të trafikimit të drogës në Itali. Por, gjatë kryerjes së dënimit ai do të plagosej me thikë në fyt nga një tjetër i burgosur.