Home Sport Talenti i Volfsburg, Albion Avdijaj, i thote “PO” kombetares shqiptare

Talenti i Volfsburg, Albion Avdijaj, i thote “PO” kombetares shqiptare

178
0

Albion_AvdijajSulmuesi i ekipit të dytë të Volfsburgut në Gjermani, Albion Avdijaj ka marrë ftesë nga trajneri i Shpresave, Skënder Gega për turneun që do te zhvillohet në Dubai. Në një prononcim për portalin Shqiperia.ch, përfaqësuesi i talenteve në Zvicër, Sokol Dauti, konfirmon se Albion Avdijaj ka pranuar ftesën nga Skënder Gega dhe do të jetë i pranishëm në grumbullimin e ekipit.

“Po, është e vërtetë, pas bisedimeve që pata me agjentin e lojtarit dhe me vete lojtarin, mund të konfirmojse Albioni do të jetë pjesë e Shpresave Kuq e Zi. Nga data 12 nëntor do t’i bashkohet Kombëtares U-21 . Albion Avdiaj është një tjetër talent shqiptar që në të kaluarën luante me grupmoshat e Zvicrës. I lindur në Zyrih të Zvicrës, sulmuesi 20-vjeçar luan për Volfsburgun, në Gjermani. Është formuar si lojtar në akademinë e Grasshopersit.

Gjatë verës largohet nga ekipi i parë i Grasshopersit dhe transferohet te ekipi i dytë i Volfsburgut, ku ka shënuar 6 gola dhe ka realizuar 2 asiste në vetëm 11 ndeshje. Paraqitja e Avdijaj ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë ekipeve në Gjermani dhe Angli, të cilët janë në negociata për të mundësuar shërbimet e tij. Nëse vazhdon me këto ritme, Avdijajt shumë shpejt mund të kalojë në ekipin e parë të De Biasit.

SHTYHET NDESHJA SHQIPËRI-SERBI
Është shtyrë ndeshje mes skuadrës Shqipëria dhe Kaiserebersdorf Serbia. Sfida e parashikuar të luhej me 9 nëntor mes skuadrës shqiptare nga Austria, SV Albania dhe asaj serbe, Kaiserebersdorf Serbia është shtyrë. Mediat austriake kanë njoftuar se sfida e kategorisë së ulët të futbollit atje, u shty për shkak të interesimit të madh për ta parë atë. Autoritetet austriake iu frikësuan incidenteve, prandaj vendosën ta shtyjnë.

Previous articleMasakra ne Tirane, Xhuvani le mandatin
Next articleNje 25-vjecar ekzekutohet ne deren e shtepise

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here