Home Aktualitet Policia Greke konfiskon 160 kg marijuane nga Shqiperia

Policia Greke konfiskon 160 kg marijuane nga Shqiperia

616
0

Policia greke është vënë në kërkim të gjashtë trafikantëve të drogës që shkelën kufirin një natë më parë në tentativë për të kaluar 150 kg marijuanë. Burimet policore greke, kanë konfirmuar se po punohet për identifikimin e trafikantëve së bashku me Policinë e Gjirokastrës e cila është vënë në alarm prej 48 orësh për të gjetur qoftë edhe një gjurmë të vetme, çka do të sillte në një arrestim të shpejtë të tyre.
Një burim policor grek, konfirmon se bazuar mbi identikitin e servirur nga homologët shqiptarë, njëri prej personave mban nofkën “Kuqo” i cili mendohet se është banor i Gjirokastrës. Nga fotografia e skicuar përmes të dhënave, bëhet e ditur se “Kuqo” është organizatori i trafikut të 150 kg marijuana drejt Greqisë. Për Policinë Greke duke u nisur nga provat që disponojnë, “Kuqo” është person mjaft i rrezikshëm dhe shumë herë ka hyrë e ka dalë në territorin grek me dhe pa pasaportë.
Detaje të mëtejshme rreth identitetit të të dyshuarve, nuk kanë mundur dot të shpëtojnë nga rrethi i hetimit për këtë ngjarje. Prej 48 orësh, Policia e Janinës, është vënë në ndjekje të gjashtë trafikantëve. Sipas burimeve greke të informacionit, Policia e Janinës po heton në shumë pista përnjëherësh pasi ekziston mundësia që trafikantët, të kenë patur lidhje të forta në Greqi.
Drejtoria e Policisë së Rajonit të Epirit, ka angazhuar rreth 1000 forca në terren, për kapjen e trafikantëve shqiptarë të cilët mendohet se ndodhen në zonën e Hitosit në pjesën juglindore të Janinës.
Në operacionin e dy ditëve më parë në kufirin shqiptaro-grek, trafikantët, luftuan me armë zjarri me forcat shqiptare të Policisë së Gjirokastrës, për gati 1 orë ku nuk pati të lënduar. Bilanci ishte 150 kg marijuanë e sekuestruar në brezin e gjelbër kufitar nga ana e Policisë së Gjirokastrës, si dhe tre pistoleta me karikatore, të lëna në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here