Home Sport Juve shkon ne finalen e Berlinit

Juve shkon ne finalen e Berlinit

644
0

vidalJuventusi ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve pas 13 vitesh, pasi ka eliminuar Real Madridin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Të dyja skuadrat e nisën lojën me një kujdes të madh, duke mos lejuar shumë hapësira në mbrojtje. Mbretërit kërkuan golin përmes goditjeve nga Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, mirëpo Gianluigi Buffon ishte i vëmendshëm. Teksa edhe Arturo Vidal për pak sa nuk e befasoi me një goditje nga distanca portierin e Real Madridit, Iker Casillas.

Pas një rrëmuje në zonën e Juves, James Rodriguez u ndal ashpër nga Giorgio Chiellini dhe gjyqtari i ndeshjes caktoi penallti. Futbollisti më i mirë në botë e mori përgjegjësinë për të dhe nuk i zhgënjeu tifozët duke u’a dhënë atyre gëzimin e parë (23’). Portugezi u barazua me Lionel Messin, i cili kishte shënuar në Ligën e Kampionëve, gjithsej 77 gola. Pas këtij goli, madrilenët shtuan presionin me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema që kërcënuan disa herë portën e Buffonit, por pa sukses.

Në përgjithësi, madrilenët ishin më të mirë në pjesën e parë, teksa Juventusit i mungonte lidhja mes sulmit dhe mesfushës. Pjesa e dytë filloi me një dominim të lehtë të madrilenëve, të cilët kishin qetësinë e golit të parë. Mirëpo, gjërat u vështirësuan shumë në minutën e 57-të, kur Paul Pogba i pasoi topin Alvaro Morata, goditja e të cilit përfundoi në rrjetë. Ish-madrileni përsëri nuk e festoi golin.

Bianconerët morën siguri dhe filluan ta kontrollojnë lojën, teksa Cluadio Marchisio(69’) humbi një rast të qind për qindtë përballë Casillasit, i cili mund të ishte goli i nokautit për Realin. Në 15 minutat e fundit, Mbretërit shtuan presionin ndaj Juves, mirëpo assesi nuk arritën që të depërtojnë në mbrojtjen e ngjeshur të italianëve dhe kështu u eliminuan nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here