Njëzetëvjeçarja amerikane, u shpall dje Miss Universi, në një spektakël të organizuar në Las Vegas.
Culpo, e cila vinte nga Craston, në shtetin e Rhode Island, mori kurorës e më të bukurës së botës në Las Vegas duke mposhtur 88 pretendente.
Ajo ia mori kurorën bukuroshes nga Angola, e cila ishte shpallur vjet Miss Universi.
Në vendin e dytë doli filipinsja, Janine Tugonon dhe e treta venezueliania, Irene Sofia Esser Quintero.
Miss Kosova, Diana Avdiu, nuk arriti të futej në 10-tëshe, (por arriti deri në 16-tëshe) por gjithsesi, fitoi Miss Fotozhenia dhe shumë mundësi me këtë cmim (kontrata me Trump Models, etj).
Ndërkohë, nuk pati fat të mirë Miss Universe Albania, Adrola Dushi, e cila fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej.