Home Bota Fajon paralajmëron regjim vizash për disa vende të Ballkanit

Fajon paralajmëron regjim vizash për disa vende të Ballkanit

552
0

tana-fajonRaportuesja e PE-së për liberalizimin e vizave Tanja Fajon paralajmëron kthimin e regjimit të vizave për disa vende të Ballkanit për shkak të shtimit të azilantëve të rremë.

“Sipas informatave në lidhje me numrin e azilkërkuesve të rreme, ata janë më shpesh qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjes, kohët e fundit. Problemi më i madh ka qenë gjithë kohës me pakicat, kryesisht rome. Kjo është një situatë shumë e ndjeshme dhe ne kemi nevojë ta zgjidhim se bashku dhe ne dialog me Brukselin”-theksoi Fajon.

Eurodeputetja Fajon thekson se BE ende nuk ka arritur një marrëvesghje rreth vendosjes se mekanizimit të tillë, por mundësia po shqyrtohet.

“Dje kemi pasur debat në Këshillin dhe është hedhur poshtë propoizimi i PE-së. Nuk ka marrëveshje, që do të thotëse me siguri do të fillojë rrethi i dytë i negociatave vitin e ardhshëm. Varet sa do të zgjas tërë procedura. Nuk pres se së shpejti do të gjejmë ndonjë zgjidhje, pasi qëndrimet tona janë të ndryshme”, tha ajo.

Duke paralajmëruar se rreziku ekziston pasi mekanizimi do të duhet të miratohet vitin e ardhshëm, ajo ka shfaqur shpresë se regjimi pa viza do të mbetet në fuqi.

Tre vite pas vendosjes së regjimit paviza për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, gjashtë vende të BE-së dhe nënshkrues të Marrëveshjes së Shengenit – Gjermania, Franca, Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Suedia kërkuan në tetor që në rast të keqpërdorimit të hiqet regjimi pa viza për vendet nga Ballkani Perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here