Eksplozivi i përdorur në atentatet e kryera nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka rezultuar të jetë i firmës Bechtel Enka, i përdorur nga kjo e fundit për çarjen e malit dhe ndërtimin e tunelit në autostradën Durrës-Kukës.
Ky fakt konfirmohet nga burime pranë grupit hetimor, të cilët kanë arritur në këtë konkluzion pas dëshmive të vrasësit dhe 4 kallëpeve të sekuestruara në banesën me qera ku Sinanaj jetonte në rrugën e Kavajës në kreyqytet.
Sinanaj ka mundur të përdor këto kallëp tritoli, i cili rezulton të jetë i njëjtë me atë që ka qenë në administrim të kompanisë Bechtel Enka dhe është përdorur dhe gjatë punimeve për rrugën.
Hetimet ende nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi mënyrën se si Julian Sinanaj ka mundur të marrë sasinë e eksplozivit i cili ka qenë në pronësi të firmës Bechtel Enka, teksa ai vetë ka pohuar se i ka blerë tek persona të panjohur me çmim prej 300 euro për kallëp.
Sinanaj u prangos pak kohë më parë teksa ishte duke planifikuar atentatin e radhës ndaj biznesmenit Piro bare, ku së bashku me të nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal hetuesit e Krimeve të Rënda prangosën Ndriçim Gjokonën, gjithashtu vrasës me pagesë, dhe porositësit Andon Mëhillaj, Marjon Mitron, Ilir Karçinin dhe ende në kërkim rezulton Genis Mëhillaj.