Home Aktualitet Bulqizë, shpërthen me tritiol automjeti në oborrin e shtëpisë

Bulqizë, shpërthen me tritiol automjeti në oborrin e shtëpisë

312
0

bulzqizeNjë sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një automjet tip Benz në lagjen ‘Gjeologu’ të qytetit të Bulqizës.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lënda shpërthyese ishte vendosur në një automjet tip “Mercedez Benz” në pronësi të shtetasit Ardjan Duriçi.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se makina ishte e parkuar brenda oborrit së banesës kur ndodhi shpërthimi, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës shpërthyese si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Previous articlePolitika, mass-media dhe rrezikimi i sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë
Next articleMakina luksoze ne pronesi te 19-vjecarit Plaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here