Home Politike KQZ: Rregjistrimi i kandidateve, afati i fundit 29 prilli

KQZ: Rregjistrimi i kandidateve, afati i fundit 29 prilli

828
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike zgjedhore të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë brenda afatit ligjor, 29 prillit.

Parti të regjistruara në zgjedhje janë PS, LSI, PDIU, disa parti të vogla, por edhe Partia Agrare, e cila bëri një kërkesë për çregjistrim, por që nuk ka vlerë ligjore.

Koha nga 29 prilli deri më 5 maj, KQZ-së i duhet për të kryer verifikimin e kandidatëve sipas kërkesave të reja ligjore. Dorëzimi i listave është momenti kur regjistrimi i një partie përfundon plotësisht.

Drilona Hoxha, zëdhënëse e KQZ-së, tha se “nuk do të ketë afat të dytë për shtyrjen e këtij procesi”.

Në KQZ rezultojnë të paregjistruara partitë e opozitës, por në Kodin Zgjedhor parashikohen hapësira të cilat mund të japin mundësinë që partitë të hyjnë në zgjedhje deri në momentin që nuk ka filluar printimi i votës zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here