Home Kosova Rohrabaker:Shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës

Rohrabaker:Shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës

727
0

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabacher thotë se shkëmbimi i territoreve mes Sërbisë dhe Kosovës është zgjidhje e mirë, nga e cila të dyja palët do të përfitonin. Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, ligjvenësi amerikan thotë se hapja e çështjes së kufijve nuk do të ndikojë në çështjet e tjera në rajon, sepse bëhet fjalë për shkëmbim territoresh mes dy vendeve sovrane. Ligjvenësi republikan thotë se në dhjetë vitet e fundit Shtetet e Bashkuara janë përqëndruar në Afganistan dhe Irak, por ende ka çështje të pazgjidhura në Ballkan ku Shtetet e Bashkuara kanë përdorur forcën në vitet 1990 për të parandaluar vrasjen masive të popullit të Kosovës nga diktatura serbe. Ai thotë se duhet të ketë një plan të ri, i cili do të shmangte një luftë tjetër në Ballkan. Ligjvenësi Rohrabacher thotë se një luftë tjetër mes këtyre dy vendeve do të ishte e tmerrshme për popujt e rajonit dhe do të krijonte paqëndrueshmëri në mbarë botën, veçanërisht në Evropë. Ai thotë se për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare konflikteve të vazhdueshme mes popullit të Kosovës dhe fqinjit të tyre serb duhet të ndryshohen kufijtë aktual që janë vendosur në vitet 1950 nga regjimi i Titos. Rohrabacher thotë se nëse e Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje, edhe sërbëve në veri të Kosovës duhet t’u njihet e drejta për vetëvendosje. Por ai thotë, se ekziston një zgjidhje shumë e lehtë për këtë, sepse në Luginën e Preshevës 90 përqind e popullsisë janë kosovarë, të cilët nuk duan të jenë pjesë e Serbisë, duke përmendur në këtë rast, shkëmbimin e territoreve. Ligjvenësi Rohrabacher thotë se kjo zgjidhje do të ulte tensionet dhe do të rriste mundësinë për bashkëpunim mes këtyre popujve. Kosovarët në veçanti mund të përfitojnë nga kjo zgjidhje sepse 90 përqind e popullsisë në veri të lumit Ibër është e përkatësisë sërbe. Por ndërkaq Qëndrimi i qeverisë amerikane është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Shtetet e Bashkuara e njohin Kosovën si një shtet sovran me kufijtë aktualë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here