Home Politike Kreshnik Spahiu: Një goditje fatale në drejtim të drejtësisë shqiptare

Kreshnik Spahiu: Një goditje fatale në drejtim të drejtësisë shqiptare

591
0

Pas deklaratës së bërë nga kryeministri i vendit Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ku kërkoi shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit. Nënkryetarit i KLD-së njëherësh dhe kryetar i Aleancës Kuq e Zi, Spahiu e ka cilësuar si një goditje fatale në drejtim të drejtësisë shqiptare. Sipas tij ekzekutivi po përpiqet të mbivendosë pushtetet mbi njëra-tjetrën dhe e ka cilësuar një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit dhe ligjin për organizimin e KLD-së.
“Kjo kërkesë vjen në ditën që gjithë opinion i ka sytë tek drejtësia. Natyrisht qëllimi në vetvetë është të shkëputet vëmendja e publikut, për ti dhënë një grusht të rëndë drejtësisë. Kjo kërkesë nuk është shfaqur sot por ktu e 4 vite pa reshtur, që kur shkarkuan gjyqtarët e Gërdecit. Pas 4 viteve rresht përsëri jepet një goditje fatale për drejtësinë. Nëse dikush ka dyshime mjafton tu referoheni dokumenteve ËikiLeaks. Kjo kërkesë është vendim i pastër ne kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin e KLD-së. Ç`lidhje ka qeveria me institucionet e pavarura, si mundet që në 2012 pushtetet të mbivendosen me njëra tjetrën?. Jam i hapur dhe ftoj cdo kënd për tu ballafaquar. Klasës politike pushka top ti bëhet dhe ky debat as nuk fillon sot as nuk mbaron sot”-tha Spahiu .
Më herët grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi t`i kërkojë Kuvendit shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e parë për këtë vit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Sipas kryeministrit Berisha nënkryetari i KLD-së Spahiu në bashkëpunim edhe me kreun e saj Bamir Topi kanë dhunuar në mënyrë flagrante Kushtetutën e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here