Home Politike Tirane, publikohet lista me emrat e te pergjuareve nga SHISH

Tirane, publikohet lista me emrat e te pergjuareve nga SHISH

748
0

114633TIRANE –  Një media afër Berishës ka publikuar emrat e të gjithë politikanëve të lartë të përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror për periudhën dhjetor 2012 deri në korrik 2014, në kohën kur vendi qeverisej nga të djathtët. Por jo vetëm kaq, “pre” e përgjimeve janë bërë edhe bismenë e gazetarë. Emrat janë publikuar në emisionin “Opinion”, dhe ajo që bie në sy është se mes emrave të njohur të së majtës, politikanët e përgjuar janë të niveleve më të larta, kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministra e deputetë të PS e LSI. Pëgjimet janë kryer për dy vite, vetëm një muaj para se Berisha të humbte zgejdhjet e të linte qeverisjen e vendit.

Por ky publikim ka shumë paradokse, ku përveçse bie në sy mungesa e emrit të ish- kryeministri Sali Berisha mes të përgjuarve, televizioni i njohur pranë Berishës para zgjedhjeve të 2013 kur edhe ndodhi rotacioni politik, e neglizhonte këtë çështje duke mos e përmendur.

Por ajo që fshihet në të vërtetë në këto publikime, është se nxirret fakti se këto përgjime janë me firmën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, që në të vërtetë është edhe objekti i sulmit nga kjo media. Sulmi ndaj kryeprokurorit nga ana e televizionit pranë ish-kryeministrit Berisha ka filluar prej kohësh që me arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, i njohur për lidhje të afërta si me drejtuesin e emisionit “Opinion” Fevziu dhe me pronarin e TV Klan Frangaj.

Por bie në sy edhe përgjimi i ish-deputetëve demokratë të njohur për qëndrimet e tyre kritike ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke filluar nga Sokol Olldashi, Ilir Rusmali, Astrit Patozi dhe Lulzim Basha.

Gjithashtu nuk mungon emri i ish-kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano.

Në këtë publikim përveçse mungon emri i ish-kryeministrit Berisha, emrat dalin nga televizioni i njohur pranë tij, mes të cilëve janë politikanë, biznesmenë dhe gazetarë, të përgjuar në kohën kur vendi qeverisej nga vetë Sali Berisha.

Emrat e politikanëve të përgjuar:
Kryeministri Edi Rama
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta
Deputeti Paulin Sterkaj
Deputeti Tom Doshi
Kryetari PBDNJ Vangjel Dule
Deputeti Ben Blushi
Deputeti Armando Prenga
Deputeti Pjerin Ndreu
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Ministri i Mirëqenies Erjon Veliaj
Deputeti Taulant Balla
Deputeti Besnik Baraj
Ministri Ilir Beqja
Ish kryetar Bashkisë së Himarës Vasil Bollano.
Ish ministri Transporteve Sokol Olldashi
Ish deputeti Ilir Rusmali
Deputeti Astrit Patozi
Kryetari i PD Lulzim Basha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here