Home Aktualitet Ekspertët: Video Meta – Prifti nuk është origjinale

Ekspertët: Video Meta – Prifti nuk është origjinale

522
0

Video përgjimi Meta-Prifti nuk është orgjinale dhe autentike, ndërsa nuk mund të konfirmohet nëse personat në video janë ish-kryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti.
Ky është konkluzioni i 3 ekspertëve shqiptarë për këtë video të shumëdiskutuar dhe debatuar.

Tre ekspertëve shqiptarë: Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Lartë kanë theksuar se në Orën-Video që ishte objekt ekspertimi me një vendim të ndërmjetëm të Kolegjit Penal nuk u gjet asnjë gjurmë e regjistrimit të videos Meta-Prifti.
Ata kanë konfirmuar ndërkaq faktin se në këtë Orë-Video u gjetën gjurmë të disa videove të tjera të fshira, por jo të asaj video që ishte objekt ekspertimi.

Gjatë seancës se rradhës në Gjykatën e Lartë u theksua nga 3 ekspertët se Ora-Kamer që iu nënshtrua ekspertimit nuk është ajo më të cilën Prifti u shpreh se kishte regjistruar bisedën e tij me Metën, çka do të thotë që nuk është gjetur burimi dhe nuk dihet se ku është regjistruar ajo bisedë që u konsiderua si video-skandal.

Ne seancën sot në Gjykatën e Lartë u bë e ditur se në folderin me emrin Dritan Prifti në lap-topin e ish-ministrit, që ishte gjithashtu objekt ekspertimi nuk u gjet video Meta-Prifti. Nuk përcaktohet ndërkaq nëse shkarkimi në kompjuter është bërë nga ora-video, duke hedhur kështu dyshime se mund të jetë regjistruar diku tjetër. Ajo që vihet re në kompjuterin që iu nënshtrua ekspertizës ishte dhe fakti se ka disa mbivendosje dhe ndërhyrje cka e bën të manipulueshme videon. Raporti sinjal-zhurme ka qenë një tjetër cështje me rëndësi ku janë ndalur ekspertët në leximin e akt-ekspertimit.

Sipas tyre në regjistrimin që u vëzhgua prej tyre ka me shume zhurme se sa artikulim fjalësh, dhe pavaresisht pastrimeve me filtra të ndryshme zëri që dëgjohet nuk ka parametrat normal cka e bën te pakuptueshem. Ndryshe nga eksperti amerikan Glembart, ekspertet shqiptare u shprehën se video nuk është orgjinale, cka vë në dyshim procesin e nisur në ngarkim të ish-kryeministrit Ilir Meta. Prokuroria kërkoi 10 ditë kohë për të dhënë vlerësimin për akt-ekspertimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here