Home Aktualitet Tragjedi ne familje, digjen nga flaket nena me femijet

Tragjedi ne familje, digjen nga flaket nena me femijet

521
0

zjarr-korceNjë tragjedi ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një familje në Korcë ku një zjarr në banesë i ka marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të saj adoleshentë. Esmeralda Cicani 52-vjeç, vajza Kristina Cicani 20-vjeç dhe djali i tij i vogël Tedi Cicani 18-vjeç kanë mbetur viktima të kësaj tragjedia në familje ndërsa kryefamiljari Aleksandër Cicani ka mundur ti shpëtojë flakëve.

Sipas informacioneve banesa në katin e dytë të një pallati është në pronësi të shtetasit Aleksander Cicani e cila ndodhej pranë Liceut të qytetit.Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihet se cilat kanë qënë shkaqet e rënies së zjarrit në banesë. Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here