Home Aktualitet Kufiri greko-shqiptar, vriten 2 vëllezër shqiptarë dhe një polic grek.

Kufiri greko-shqiptar, vriten 2 vëllezër shqiptarë dhe një polic grek.

554
0

melsi-collakuFamiljarët e dy vëllëzërve Çollaku që mbetën të vrarë sot pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në Follorinë, kërkojnë tërheqjen e trupave të tyre. Si pasojë e përplasjes humbi jetën edhe një polic grek. Sipas policisë së Korçës viktimat ndodhen në morgun e qytetit të Follorinës, pasi policia greke nuk ka përfunduar ende ekspertizën. Pas përfundimit të ekspertizës trupat e tyre do të transportohen në Shqipëri.

Dy shqiptarë vëllezërit, Melsi dhe Elvis Çollaku dhe një polic grek Elias Kostenis, kanë mbetur të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës, kur një patrullë e policisë greke prej tre efektivësh ishin duke bërë kontrolle.

Policët grekë ishin duke patrulluar në këmbë dhe makinën e kishin lënë 45 minuta larg vendit të ngjarjes. Sipas dëshmive, ata kanë thirrur në gjuhën shqipe “Ndal Policia”, por nga kasollja janë qëlluar me armë. Një prej policëve ka mbetur i plagosur rëndë duke gjetur më pas vdekjen. Më pas ndaj kasolles kanë qëlluar edhe dy policët e tjerë, duke lënë të vdekur dy shqiptarët.

ORA 16:20 KORÇË, FAMILJARËT E DY VIKTIMAVE KËRKOJNË TËRHEQJEN E TRUPAVE
Familjarët e dy vëllëzërve Çollaku që mbetën të vrarë sot pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në Follorinë, kërkojnë tërheqjen e trupave të tyre. Si pasojë e përplasjes humbi jetën edhe një polic grek. Sipas policisë së Korçës viktimat ndodhen në morgun e qytetit të Follorinës, pasi policia greke nuk ka përfunduar ende ekspertizën.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se po negociojnë me policinë e vendit fqinj për tërheqjen e trupave, ndërsa thonë se trupat e dy viktimave do të transportohen në Shqipëri pas ekspertizës.

ORA 11:30 VRASA, FAMIJARET NE GJENDJE TE RENDUAR PSIKOLOGJIKE
Familjarët e dy viktimave, Melsi dhe Elvis Çollkaku janë në gjendje të rënduar psikologjike. Korrespondentja e A1 Report dhe Shqiptarja.com Ledjona Xheladinaj, raporton nga fshatu Shuec se, kërkohet ndihmë mjekësore për familjarët e dy viktimave, pasi ata ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas saj ambulanca nuk ka shkuar ende duke u vonuar dhe lajmërimi është bërë që prej 30 minutash.

ORA 11:00 FLASIN FAMILJARET: NUK ISHIN TRAFIKANTE
Flasin famijarët e viktimave që humbën jetën në kufirin me Greqinë. Xhaxhallarët e Melsi dhe Elvis Çollakut thonë se, ata ishin djemtë më të urtë të fshatit. “Jetonin mes varfërisë dhe skamjes në një kasolle me 12 veta”, kanë deklaruar xhaxhallarët e dy djemve që mbetën viktima në orët e para të mëngjesit të sotëm.

ORA 10:00 VIKTIMAT NË KUFI, MELSI E ELVIS ÇOLLAKU
Policia shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kufirin me Greqinë. Dy viktimat dyshohet se janë, Melsi dhe Elvis Çollaku nga fshati Shuec i Devollit.

ORA 09:45 SHQIPTARET DYSHOHET SE VIDHNIN RRJETAT E PESHIKIMIT
Detaje të reja zbulon media greke në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi në kufirin me Shqipërinë. Sipas gazetës greke To Vima, dy shqiptarët dyshohet se prej disa kohësh vidhnin rrjetat e peshkatarëve.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe presidenti i policisë së kufirit për rajonin e Follorinës. Ai ka thënë se, qeveria helene e ka shkurtuar në maksimum personelin e policiëve që kontrollojnë kufirin. Sipas tij, për të patrulluar duhet të jenë 10 policë e jo vetëm tre.

09:35 GREKËT KËRKOJNË NDIHMËN E SHQIPTARËVE PËR IDENTIFIKIMIN E VIKTIMAVE
Policët grekë kishin lënë makinën 45 minuta larg vendit ku ndodhi përplasja me armë dhe për këtë arsye polici grek që kishte marrë plagë të rëndë ka ndërruar jetë. Ndërkaq njësitë e hetimit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë marrë gjurmë gishtërinjshë.

Pas ngjarjes, policia greke ka kërkuar ndihmën e homologëve shqiptarë në hetim, me qëllimin identifikimin e dy viktimave shqiptare.

ORA 09:20 NJESI SPECIALE TE POLICISE NE TERREN
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur njësi speciale. Siç shkruan gazeta greke Kathimerini, në kufirin me Shqipërinë kanë shkuar njësitë speciale të policisë bashkë me një grup hetimor.

Ndërkaq është identifikuar edhe polici grek, i cili është Elias Kosteni. Siç shpjegon ngjarjen media greke, dy policë ishin afruar tek kasollja dhe kishin thirrur në shqip “Ndal Policia”. Ata kishin hapur larguar një batanije që përdorej si derë. Brenda kasolles ishin dy shqiptarët, njëri në krevat ndërsa tjetri ndodhej në këmbë.

Shqiptari që ndodhej në krevat ka qëlluar me armë duke plagosur rëndë policin që më pas gjeti vdekjen. Pastaj policia ka qëllluar duke lënë të vdekur dy policët.

09:00 PERPLASJE ME ARME NE KUFIRIN ME GREQINE, TRE TE VDEKUR
Dy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës. Siç bëhet e ditur nga media greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Follorinës në liqenin e Prespës së Vogël.

Kanë qenë tre policë grekë që kontrollonin zonën e liqenit të Prespës së Vogël kur është përplasur me dy shqiptarët që ishin në një kasolle pranë liqenit.
Mësohet se, një policëve kishte shkuar në kasolle dhe aty është qëlluar duke mbetur i vdekur.
Polici i vdekur mësohet se është një 43-vjeçar babai i një fëmijëve. Më pas efektivët e policisë greke kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarëve, duke i lënë të vdekur të dy.
Mësohet se, plagë kanë marrë edhe dy policët grekë. Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në kufi.
Siç shkruan Zougla policia helene dyshonte se, kasollja ku ka ndodhur ngjarja dyshohej se, përdorej nga trafikantët e lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here