Home Teknologji Facebook “lexon” imazhet për personat e verbër

Facebook “lexon” imazhet për personat e verbër

660
0

1459855698skuadrafbNë epokën e rrjeteve sociale, imazhet janë ato që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, por fatkeqësisht jo të gjithë mund t’i shohin këto imazhe.

Facebook prezantoi një sistem që “lexon” imazhet dhe informon personat e verbër me përmbajtjen e tyre.

Deri më tani, të verbërit përdorin një program të sofistikuar që u krijon mundësinë për të patur akses në kompjutera. Programi transformon tekstet apo përmbajtjen e tyre në fjalë, por nuk mund të “lexojë” fotografi.

Facebook ngarkoi në serverat e vet një program akoma më të avancuar. Përmes inteligjencës artificiale, tashmë serverat e rrjetit më të madh social janë në gjendje që të dëshifrojnë apo të përmbledhin në pak fjalë imazhet e ngarkuara në servera.

Njeriu që qëndron pas kësaj risie quhet Matt King, një inxhinier që humbi shikimin disa vite më parë.

“Shumë nga ato që ndodhin në Facebook kanë lidhje me pamjen, imazhin dhe një i verbër si unë, ndjehet i përjashtuar”, thotë King.

Teknologjia e ngritur nga King dhe ndihmësit e tij është në gjendje të dëshifrojë imazhet deri në detaje më të imtësishme, madje duke njohur edhe llojin e ushqimit që mund të jetë në tavolinë apo tipin e makinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here