Home Aktualitet Vendimi, Meta: E drejta fiton gjithmone mbi padrejtesite

Vendimi, Meta: E drejta fiton gjithmone mbi padrejtesite

560
0

Sot nuk u provua thjesht pafajësia e Ilir Metës, por se në këtë vend e drejta do të fitojë gjithmonë mbi padrejtësinë. Ky ishte reagimi i kreut të LSI-së Ilir Meta vetëm pak kohë pasi Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm.

“E vërteta do të fitojë mbi mashtrimin, montimin dhe fabrikimin, se në këtë vend vlerat morale do të fitojnë mbi poshtërsinë dhe pamoralësinë, se në këtë vend ligji dhe shteti do të fitojnë mbi krimin e organizuar që një vit më parë dënoi me vdekje Ilir Metën dhe LSI-ne.”- u shpreh Meta nga selia e LSI-së.

Në një atmosferë festive, i shoqëruar nga eksponentët më të lartë të LSI-së, Meta shtoi se pavarësisht shqetësimeve, kjo ishte një sakrificë që ia vleu, sipas tij, për një moral të ri në politikën shqiptare, për tu përballur me akuza qofshin të bazuara mbi shpifje monstruoze, bazuar në vullnetin që për hir të respektit të shqiptarëve ndaj probleme vetë korrupsionit dhe akuzave në këtë drejtim për politikanët për t’i shkuar deri në fund procesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here