Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për biznesmenin Aziz Kelmendi. Ditën e sotme Apeli dha masën 2 vjet burg për Kelmendin i cili akuzohet për vrasje aksidentale të këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin “Emmy”.
Gjykata e Apelit vendosi që Kelmendi të vuajë pjesën tjetër të dënimit. Gjykata e Shkallës së parë kishte vendosur pezullim të n jë pjese të dënimit për biznesmenin Kelmendi. Biznesmenit i ishte pezulluar dënimi prej 10 muaj burg.