Home Sport Cana drejt Porto-s, marredhenie te ngushta me Iker Casillas

Cana drejt Porto-s, marredhenie te ngushta me Iker Casillas

765
0

E ardhmja e Lorik Canës është drejt një destinacioni larg Serisë A dhe kampionateve ku ai ka luajtur më parë. Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Lacios është pranë kalimit te Porto. Kapiteni i Kombëtares shqiptare do të gjejë në atë skuadër, ikonën spanjolle të Realit dhe të Kombëtares së Spanjës, Iker Kasijasin.

Sinjali
Është një nga mediat prestigjioze italiane që ka bërë me dije edhe sinjale se ku do të jetë e ardhmja e kapitenit të Shqipërisë. “La Republica.it” bën me dije se mbrojtësi i Lacios shumë shpejt do t’i bashkohet një tjetër skuadre. Bëhet fjalë për Porton. Një lajm i mirë për liderin e Kombëtares kuqezi, që do të jetë edhe një herë në një tjetër kampionat kompetitiv, por mbi të gjitha në një skuadër që arrin gjithmonë të bëjë diferencën nga kampionati ku luan. Porto ka qenë gjithmonë surprizë në paraqitjet e saj në Europa Ligë apo edhe në Champions Ligë.

Skuadra
Lorik Cana do të ketë fatin që te skuadra portugeze të gjejë një lider të vërtetë. Bëhet fjalë për portierin legjendar Iker Kasijas, me të cilin Cana jo vetëm që do të jetë në skuadër, por edhe do të ketë marrëdhënie në fushën e lojës, për shkak të rolit të qendërmbrojtësit.

Numri
Te Lacio lojtarët kanë filluar që të përzgjedhin numrat që do të mbajnë mbi shpinë. Fanella me numrin 27, atë që e ka mbajtur Lorik Cana në sezonin e shkuar, i është premtuar njërit prej lojtarëve që do të afrohen te bardhekaltrit, Patriç. Ndërkohë, Etrit Berisha ka lënë numrin 1 për të zgjedhur 99-n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here