NASA ka lajmëruar zbulimin e një planeti shumë të ngjashëm me Tokën nga teleskopi hapësinor Kepler, i cili ndodhet në Rrugën e Qumështit. Pretendohet se planeti mund të ketë ujë në hapësirë.
Astronomët kanë zbuluar planetin “Toka 2”, i cili ndodhet në një zonë të jetueshme dhe që rrotullohet rreth një dielli të ngjashme me tonin. Planeti është quajtur Kepler-452b.
NASA thotë se, zbulimi është një tjetër arritje e objektivit për të gjetur një “Tokë” tjetër. Gjithashtu u bë e ditur se janë dhe 11 planetë të tjera kandidate ku mund të zhvillohet jeta.
Kepler-451b ka një diametër 60% më të madhe se sa Toka dhe konsiderohet një super-Tokë për nga madhësia.
“Është një rezultat i jashtëzakonshëm që ja çon një hap më parë zbulimit të Tokës numër dy”, tha John Grunsfeld, ndihmës administratori i Misionit Kryesues të NASA-s.
Kepler-452b është më i madh se Toka, por orbita e saj 385 ditë është vetëm 5% më e gjatë.
“Është frymëzuese që ku planet ka 6 miliardë vjet në një zonë të jetueshme në yllin e tij, kohë kjo më e gjatë se sa Toka. Ka një mundësi substanciale për zhvillimin e jetës, ka të gjithë elementët përbërës dhe kushtet për ekzistencën e jetës në këtë planet”, shprehet Jon Jenkins, analizues të dhënash për Kepler.
Kepler-452b ndodhet 5% më larg nga dielli Kepler-452 se sa Toka nga Dielli. Kepler-452 është 6 miliardë i vjetër, 1.5 miliardë më i vjetër se dielli ynë, ka të njëjtën temperaturë dhe është 20% më i ndriçueshëm dhe ka një diametër 10% më të madh.
Ky është zbulimi i madh i bërë nga teleskopi Kepler, i lëshuar në hapësirë në vitin 2009 me një qëllim, zbulimin e planetëve të ngjashme me Tokën.