Ka marrë fund një nga çështjet më të përfolura, ajo e video-përgjimit Meta-Prifti. Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Metës duke e shpallur të papajshëm. Kolegji penal i kësaj gjykate, i përbërë nga pesë gjyqtarë të pranishëm në séance ka dhënë vendimin final duke e bazuar pafajësinë e Metës në tre pika:
-Nuk provohet fakti se ekziston dicka e tillë
-Rrëzohen provat nga ana e Prokurorisë
-Të gjitha shpenzimet për gjithë procesin do ti kalojnë shtetit shqiptar
Menjëherë pas verdiktit të gjykatës kanë reaguar dhe avokatët e kreut të LSI-së duke u shprehur se drejtësia u vendos dhe mori fund komedia.
Ndërkohë dhe në ambjentet e LSI ka pasur një festë të madhe nga mbështetësit e kësaj force, të cilët kishin orë të tëra që ishin në pritje të këtij vendimi.
Akuza ndaj Ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta u ngrit pas publikimit të video-përgjimit të realizuar nga ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit më 1 mars 2010.
Numërohen në më së shumti se 20 seancagjyqësore rreth këtij procesi, të zhvilluara në një periudhë prej një viti, një maratonë e vërtetë gjyqësore.
Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë, ndaj Ilir Metës, pasi sipas saj provat vërtetojnë implikimin e Ilir Metës në afera korruptive.