VLORE – Një grindje për motive të banale mes dy të rinjsh ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku për pasojë një 17 vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa është arrestuar edhe autori i krimit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së Poliklinikës, ku i plagosur ka mbetur 17 vjeçari me iniciale N.A, i cili u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët pas veprimeve hetimore, identifikuan dhe më pas arrestuan autorin, Adrian Revsaj. Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur pas një grindje të çastit për motive të dobëta.