Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli nis sot vizitën e tij dy ditore në Tiranë. Në vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës së kreut të shtetit kosovar, Pacolli do të takohet homologun e tij shqiptar Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Gjithashtu Pacolli do të takohet edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, me kryetarin e LSI-së Ilir Meta dhe me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë kreu i shtetit kosovar do të vendosë kurora me lule për nder të të rënëve në Monumentin “Nënë Shqipëri”.
Ai gjithashtu do të vizitojë edhe qytetet e Krujës dhe të Lezhës, ndërsa në një ceremoni të veçantë kreut të shtetit kosovar Pacolli do t`i jepet çmimi “Honoris Causa” nga Universitetit Evropian të Tiranës.