Home Aktualitet Elbasan, arrestohet zyrtari i komunes Gjocaj

Elbasan, arrestohet zyrtari i komunes Gjocaj

647
0

110192ELBASAN – Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Elbasanit, kanë bërë të mundur arrestimin e një zyrtari të Komunës Gjoçaj në Peqin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në pranga ka rënë Jemim Deja, me detyrë punonjës kadastre në komunën Gjoçaj është ndaluar, pasi sipas policisë ndaj tij Gjykata e Elbasanit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ka regjistruar prona në kundërshtim me ligjin.

Arrestimi i tij ka ardhur pas një pune hetimore disa mujore, ndërsa materialet ndaj tij i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here