Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Kavajë-Plepa, në vendin e quajtur Mali i Robit.
Përplasja e një makine tip fuoristradë me një trajler ka qënë fatale për dy nga pasagjerët që udhëtonin në fuoristradën me targa të Tiranës 0670 D.
Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se Idriz Gurra ishte drejtuesi i fuoristradës dhe Pranvera Gura 25 vjec, ndersa të plagosurit jane Bujar Gurra 35 vjec, vëllai i viktimës dhe bashkëshort i 25 vjecares Pranvera Gura si dhe dy fëmijët e viktimës Erigels dhe Resi Gurra. Pesë të aksidentuarit po udhëtonin në automjetin nga Tirana në drejtim të kundërt me trajlerin me targa të Matit.
Me të marrë sinjalizimin për ngjarjen, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Ndërkaq është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit tip trajler targa MT 27 45 A, Artur Mallkuci 36 vjec.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.