Home Rajoni Bruksel, shqiptaret protestojne per dhunen ne Maqedoni

Bruksel, shqiptaret protestojne per dhunen ne Maqedoni

217
0

Protestë masive e diasporës shqiptare në Evropë më 28 mars para selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.

Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, me moton “Stop dhunës dhe diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni”.

Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar i tha agjencisë INA se protesta do të jetë paqësore ku do të ngrihet zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje.

Përfaqësuesit e KKSH dy ditë para protestës pritet të mbajnë një konferencë me mediat ndërkombëtare dhe shqiptare për t’i njohur me detajet e protestës. ipr

Previous articleMaldive, valet ngjyre blu te detit
Next articleJanusz Bugajski: Maqedonia mund te shkoje drejt ndarjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here