Home Udhetim Maldive, valet ngjyre blu te detit

Maldive, valet ngjyre blu te detit

1646
0

Zgjidhet misteri i valëve ngjyrë blu të detit Vaadhoo, i cili ndodhet në ishujt Maldive. Në realitet teksa e shikon duket sikur yjet shkëlqejnë në det dhe i japin një ngyjrë blu mahnitëse valëve, por në fakt kjo dritë biologjike prodhohet nga mikrogjallesa të vogla deti të njohura si Fitoplankton.

Biologu Woodland Hastings i Universitettit të Harvard-it ka zbuluar gjithë procesin. Fitoplankton-i mund të prodhojë dritën biologjike dhe ngjyra që ai lëshon mund të shihet në të gjithë detet në botë, ku këta mikrogjallesa ujore janë prezente.

Lloji më i përhapur i ngjyrës blu prodhohet edhe nga të ashtuquajturat Dinoflagellates, algat mikroskopike ujore që përmbajnë klorofil. Hastings gjatë studimit ka zbuluar në membranën e algave të ashtuquajtura Dinoflagellates një mekanizëm themelor që nxit prodhimin e dritës që më pas reflektohet ehde në sipërfaqen e deteve, ku ato rriten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here