Home Sociale Sheshi Skenderbej, nis faza e dyte e punimeve

Sheshi Skenderbej, nis faza e dyte e punimeve

2380
0

Në fillim të pranëverës përfundon i gjithë projekti i sheshit Skënderbej në Tiranë. Tanimë kanë nisur punimet për fazën e dytë, të cilat synojnë ta kthejnë në identitet lulishten pas monumentit të Skënderbeut, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse.

“Do bëhet një shëtitore në formë patkoi në qendër të lulishtes, do ketë stola dhe kjo shëtitore do të lidhet me shkallë me pjesën që është rreth e qark, ku sot është asfalt. Do ketë vetëm një linjë për mjetet e autorizuara dhe gjithë pjesa tjetër do të mbillet me pemë dhe gjelbërim”, deklaron Gent Agolli, këshilltar për projektin e sheshit.

Paralelisht po punohet edhe në hapësirën përpara Bibliotekës Kombëtare, e cila do të shndërrohet si një hapësirë për librin ku do të mbizotërojë gjelbërimi.

“Kjo pjesë ku është asfalt sot nuk do të ekzistojë më, nuk do të ketë më makina dhe do të jetë e mbushur me pemë, shkurre, njësoj si pjesa para dhe pas muzeut. Do ketë edhe hapësirë për një pikë për shitje librash dhe një zonë me internet falas”, shton Agolli.

Hapësira e tretë që përmbyll projektin e sheshit Skënderbej është ajo përpara teatrit të kukullave, në të cilën do të shtohet më shumë gjelbërimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here