Home Aktualitet Vizat, Malmstrom në Tiranë: Mos abuzoni, respektoni kushtet e BE

Vizat, Malmstrom në Tiranë: Mos abuzoni, respektoni kushtet e BE

622
0

Gjatë vizitës së saj në Tiranë komisionerja e BE-së për çështjet e brendshme Cecilia Malmstrom tha se Shqipëria duhet të bëjë të pamundurën që t’i përmbahet kontratës me BE, që të mos shpërdorohet besimi i dhënë.

‘Ju lutem, mos na zhgënjeni’-tha Malmstrom

Ajo theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët, bashkë me këtë vijnë përgjegjësitë. Kemi parë një abuzim në proces ne vendet e tjera, tha ajo, përdoreni këtë mundësi me seriozitet dhe përgjegjësi.

***

Me heret komisionerja e BE-së për çështjet e brendshme Cecilia Malmstrom sëbashku me ministrin belg të emigracionit Melchior Ëethelet kërkuan sot siguri nga qeveria shqiptare për respektim të kushteve që kërkohen pas liberalizimit të vizave. Deklarata u bë gjatë një prononcimi të përbashkët të tyre me kryeminsitrin Berisha , pas takimit që patën me këtë të fundit.

Komisionerja Malmstrom tha se mori siguri nga kryeministri Berisha se shqiptarët do ta kuptojnë lëvizjen e lirë si një mundësi të mirë por me kufizime.
Ajo e quajti liberalizimin e vizave me Shqipërinë si një sukses, dhe tha se kjo është një mundësi e mirë qe europianet të njohin shqiptarët, për të njohur njëri-tjetrin.

Nga ana e tij kryeminsitri Berisha tha se “garantova plotësisht komisionin se qeveria ime mbetet e vendosur për bashkëpunim të plotë dhe total, për shmangien e pasojave negative, ndaj këtij akti madhor dhe bujar”
Vetëm pak ditë pasi BE miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë, Cecilia Malstrom, komisionerja për çështjet e brendshme në Bashkimin Eruropian ndalet në Tiranë.

Malstrom vjen ne Tirane per te dhene mesazhin lidhur me domosdoshmërinë e zbatimit të rregullave nga ana e qytetarëve shqiptarë.

Që herët vendet e BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me fluksin e qyetatarëve drejt vedneve të Europës që mund të pasojë lëvizjen e lirë dhe kërkesat për azil, që sipas vendimit janë të palejueshme.

_______________

Komisioni Evropian, pas vendimit ka dhënë garanci shtesë me shkrim se do të mbikëqyrë rreptësisht lëvizjen e qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, me qëllim që të mënjanohen abuzimet. Nderkohe Kukan ka theksuar se nese thyhen rregullat, mund te rikthehet regjimi i vizave, ndaj duhet bere shume kujdes.

Raportuesja e Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Tanja Fajon duke përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e vizave këtyre dy vendeve ka kerkuar zbatimin e kushteve.

“Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin”, ka thënë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

“Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsulatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë. Përgjegjësia tani bie më të gjitha palët. Disa nga vendet e BE-së ende kanë frikë nga fluksi masiv i azlikërkuesve dhe banorëve ilegalë- por frika nuk është justifikuar! Njerëzit që dëshironin të linin vendin, tashmë e kanë bërë atë dhe ne dimë se kriminelet nuk kanë kufij, vizat nuk janë kërcënim për ta”, ka thënë Fajon.

Propozimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën u bë më 27 maj nga Komisioni Europian. Ai erdhi si rezultat i një pune intensive 2-vjeçare në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave. Sipas Komisionit Europian, Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres në përmirësimin e sigurisë së pasaportave forcimit të kontrollit të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar. Zona Shengen përbëhet nga 28 vende europiane vendet e unionit me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës dhe tre vende të tjera jo anëtare si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Përpara marrjes së dritës jeshile për hyrjen në listën e vendeve që mund të qarkullojnë pa viza Shqipërisë iu vendosën tre kushte të rëndësishme. Së pari, zbatimi i plotë i marrëveshjeve ekzistuese për ripranimin e emigrantëve të paligjshëm. Së dyti, është siguria e dokumenteve të identifikimit dhe së treti është bashkëpunimi i ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar. Në raportin e fundit të raportuesve të Bashkimit Europian vlerësohet se të tria këto kushte janë plotësuar dhe vendit iu hapën dyert për t’u futur në procesin e liberalizimit të vizave.

Ja kriteret që duhet të plotësojnë qytetarët shqiptarë për të lëvizur në vendet e BE

Kushtet për të lëvizur pa viza

Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Kjo do të thotë se për çdo shqiptar që duhet të lëvize jashtë vendit, duhet të ketë parasysh se nëse qëndron për 3 muaj në një vend të zonës Shengen, atëherë nga dita e hyrjes duhet të mbushen 6 muaj që të ketë mundësi të dalë përsëri. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë të punësohet. Këto ditë mund të konsumohen të gjitha njëherësh, të hyhet ditën e parë dhe të dilet ditën e 90-të, ose mund të hyhet një numër të pakushtëzuar herësh, por po t’i mbledhësh të gjitha së bashku, nuk mund të kalojnë 90 ditë në 180 ditë kalendarike.
Nëse personi do të qëndrojë në varësi të qëllimit, nëse ka një kontratë punësimi, ose nëse bën bashkim familjar, ose nëse bën pushime të gjata mbi 90 ditë në 180, ai duhet të marrë vizë në ambasadë përpara se të niset. Viza është e vetmja që konvertohet në leje qëndrimi. Asnjë mënyrë tjetër hyrje nuk ka për të qëndruar në mënyrë të ligjshme më shumë se 90 ditë. Në rast se një rregull i tillë shkelet, ashtu sikurse faji është individual, penaliteti është individual. Nëse dikush shkel rregullat e qëndrimit, ai përballet drejtpërdrejt si person me penalitet në varësi të shkeljes që ka bërë. Në çdo rast personi duhet të jetë patjetër i pajisur me një pasaportë biometrike. Ai mund të pyetet në kufi nëse ka mjete të mjaftueshme financiare, mund të pyetet për qëllimin e udhëtimit. Oficeri kufitar mund të kërkojë të shohë që personi ka apo nuk ka një sigurim shëndetësor, i cili mbulon shpenzimet në rast aksidentesh. Nëse jeni i ftuar nga dikush si person fizik apo juridik, duhet të tregoni ftesën. Nëse nuk keni para të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet tuaja, atëherë duhet të tregoni se kush ju ka ftuar dhe që merr përsipër të gjithë qëndrimin tuaj.
Një tjetër kujdes që duhet t’i kushtojnë shqiptarët në daljen e tyre jashtë vendit, duhet të jetë dhe shuma që duhet të kenë me vete, përveç sigurimit të fjetjes. Mbi shpenzimet për fjetur dhe në varësi të vendit, si rregull midis 50-70 euro në ditë quhen të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e tua ditore. Nëse personi deklaron se do të rrijë dhjetë ditë, duhet të ketë përveç fjetjes dhe 500-700 euro. Mund të kesh kartë krediti, nuk duhet që të kesh patjetër para në dorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here