Home Sociale Nis nesër aksioni anti-duhanin

Nis nesër aksioni anti-duhanin

723
0

Qytetarët kanë nevojë për një stategji të fortë antiduhan dhe lokalet për penalizme në zbatim të ligjit. Në shkolla pihet masivisht duhan dhe në bare të gjithë janë idiferentë ndaj ligjit. Për këtë arsye, në një udhër të veçantë të ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili që mban datën 2 shtator 2011 urdhërohet krijimi i një task force nga bluzat e bardha me qëllim ndërgjegjësim dhe inspektim në luftën kundër duhanit. Kryetari i kësaj task force Roland Shuperka ka sqaruar se si do të nis aksioni.
Specialisti i shëndetit publik Shuperka i cili do të udhëheq edhe këtë aksion thotë se lokalet do ta kenë të vështirë ti shpëtojnë gjobës së vendosur në rast kundravjtje të ligjit. Gjoba këto që do nisin nga 50.000 lekë duke shtuar kamatë vonesën.
Teksa ligji antiduhan i miratuar kohë më parë nuk ka arritur të gjej zbatim të plotë, task forca është ngritur për këtë qëllim, për të mbushur të gjitha boshllëqet e ligjit. Ky aksion do të përbëhet nga 10 vetë, 8 specialistë të shëndetit dhe 2 juristë. Aksioni do të nis ditën e hënë, fillimisht në Tiranë dhe më pas në rrethe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here