Home Aktualitet Protestat ne Orikum: arrestohet Qetesori i Big Brother

Protestat ne Orikum: arrestohet Qetesori i Big Brother

834
0

Qetësor Ferunaj është vetëdorëzuar dje në policinë e Vlorës, kjo pasi ishte shpallur në kërkim nga policia pas protestave të dy ditëve më parë të banorëve të Orikumit, ku patën konfrontim mes policisë dhe protestuesve.
Qetësor Ferunaj
Nga publiku shqiptar ai njihet si Qetësori i “Big Brother 2” ku me pjesëmarrjen e tij ai arriti që të jetë një ndër protagonistët kryesorë, por jo vetëm kaq, ai shumë shpejt krijoi dhe fansat e tij gjë që ndikoi dhe në fitoren e tij në këtë show televiziv. Ai mbahet mend si një nga protagonistët e këtij show, ku i bëri ballë mjaft mirë peripecive që hasi në këtë shfaqe televizive.
Ngjarja
Banorët e Orikumit kishin njoftuar për mbajtjen e një protestë në orën 7:00 të mëngjesit, por policia kishte dalë në rrugë për të mos lejuar askënd të bllokonte rrugën. 20 minuta më vonë banorët protestës u ndalën në urën e Izvorit dhe në këtë vend ka nisur përleshja. Grupi protestuesve ka qëlluar me gurë dhe dërrasa mbi policinë duke plagosur disa prej tyre. Qindra policë kanë ndërhyrë me forcë dhe për pasojë 15 persona janë arrestuar.Forcat e rendit kanë bllokuar pikat kyçe për të mos lejuar rimbledhjen e protestuesve. Ndërkohë një pjesë e të rinjve të Dukatit dhe të Orikumit i janë drejtuar rrugës së Llogorasë për të bllokuar këtë segment rrugor, në kërkesë për lirimin e të arrestuarve. Banorët i janë drejtuar malit të Karaburunit ku dhe atje janë shoqëruar nga policia speciale për të mos lejuar që të bllokohet ky aks. Por dhe këtu përplasja me të rinjtë e Dukatit nuk është shmangur. Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë policët që ndodheshin në pjesën e poshtme të malit. Nga policia janë dëgjuar dhe të shtëna armësh si dhe janë hedhur bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë e Dukatit.Banorët shprehen se janë gënjyer nga drejtuesit e Bashkisë së Orikumit dhe Ministrisë së Drejtësisë për të zgjidhur problemin e pronave të tyre. Një muaj më parë banorët e Dukatit e Orikumit u ngritën në protestë duke kërkuar dokumentet e pronave të tyre. Situata ka precipituar në akte të dhunshme çka ka detyruar uniformat blu që të vënë nën pranga 13 protestues. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe katër të tjerë mes tyre dhe fituesi i “Big Brother 2009”, Qetësor Ferunaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here