Home Sport Interi feston fitoren e Champions League

Interi feston fitoren e Champions League

1125
0

Inter rekordesh – kjo skuadër që Jose Mourinjo ka ndërtuar arriti të fitonte Kupën e Italisë, kampionatin dhe në mbrëmjen e Madridit edhe Ligën e Kampioneve. Kështu, për herë të parë pas 45 vjetësh, Inter fiton kupën me veshë të mëdhenj. Njeriu i ndeshjes – Diego Milito autor i dy golave që vunë përfund Bayern Munich – “e gjitha kjo është e merituar sepse ai është një trajner i madh që ka punuar shumë dhe i ka dhënë një identitet real kësaj skuadre” u shpreh Milito.

Por kjo finale ishte edhe një triumf personalv për teknikun Mourinho, tani i treti në histori që fiton Champions me dy klube të ndryshme, e që sezonin e ardhshëm mund të ndjekë ëndërrën me një tjetër skuadër. “Nuk e di ende projektin dhe më parë më duhet të qartësohem për këtë. Në këtë moment nuk jam unë trajneri i Real Madrid, por jam i Interit. E në këtë moment jam shumë krenar për Inter. Nëse do të bëhesha trajner i Real, do ishte një zgjedhje vetëm sepse Real është një klub i jashtëzakonshëm” përfundoi Mourinjo që tani i është bashkuar Ernst Happel dhe Ottmar Hitzfeld trajnerët që më parë kishin fituar Kupën me dy skuadra të ndryshme.

Luis Van Gaal, mësuesi në kohët e Barcelonës – është mundur nga nxënësi – por ka pranuar se Bayern nuk ishte në lartësinë e kërkuar. “Ne duhet të jemi në formë të mirë për të mundur një skuadër si Inter. Dhe këtë herë nuk ishim. Kjo ndodhi sepse kur sulmon është shumë më lehtë se kur mbrohesh”, komentoi holandezi, që nuk arrin të bëjë tris në sezonin e parë në drejtimin e bavarezëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here