Home Aktualitet Universitetet, sot shpallen kuotat e mbetura bosh

Universitetet, sot shpallen kuotat e mbetura bosh

547
0

universitetMesnatën e djeshme është mbyllur regjistrimi i fituesve të fazës së parë në universitetet publike të vendit. Ndërsa sot pritet që të shpallen zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit si dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve, kuotat e mbetura bosh në universitetet publike.

Sipas specialistëve, fituesit që kanë preferuar të vijojnë garën për preferencat më sipër preferencës që është shpallur fitues dhe kanë zgjedhur opsionin “vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” nuk e humbet preferencën e fituar, në rast se sistemi nuk e gjen fitues në preferencat më sipër.

Në rast se sistemi e nxjerr fitues në një nga preferencat më sipër asaj, ai shpallet fitues në këtë preferencë dhe humbet preferencën e vjetër. Ndërkohë që ata fitues që deri mesnatën e ditës së djeshme nuk janë regjistruar në degën ku janë shpallur fitues humbasin të drejtën e vazhdimit të studimeve. Duke pasur parasysh edhe vitet e mëparshme, numri i studentëve që nuk regjistrohen në degët ku janë shpallur fitues shkon në rreth 4 mijë, një pjesë e madhe e tyre janë ata të rinj që kanë preferuar të studiojnë në universitetet perëndimore, por që kanë plotësuar për procedurë Formularin A2.

Për të bërë rishpërndarjen e kuotave të parealizuara do të publikohet Formulari A3. Ky formular përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga Ministria e Arsimit.

Kanë të drejtë të plotësojnë Formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët: kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar Formularin A2; kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013; kanë plotësuar Formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here