Home Aktualitet Tiranë, grabitet një grua, 40-vjeçari i merr 300 euro dhe 100 mijë...

Tiranë, grabitet një grua, 40-vjeçari i merr 300 euro dhe 100 mijë leke

506
0

grabitjeNjë grua është grabitur me dhunë në mes të ditës pranë shkollës ‘Harry Fultz’ në Tiranë. Ajo është rreth 55-vjeç, me origjinë nga Kukësi.

Sipas rrëfimit që ka dhënë vetë e dëmtuara për News 24, grabitësi ka qenë një person rreth të 40-tave. Ky i fundit e ka ndaluar në rrugë duke i kërkuar t’i thyente disa lekë, me pretendimin se kishte marrë një gjobë.

Kur ajo ka nxjerrë portofolin, brenda të cilit kishte 300 euro dhe 100 mijë lekë të vjetra ai e ka goditur dhe ia ka marrë.

“Më tha se kishte marrë një gjobë dhe donte të thyente ca lekë. Unë isha me nxitim se po shkoja në spital ai u ofrua të më shoqëronte. Kur i thashë se po më presin njerëz, më goditi me bërryl dhe më mori portofolin që e kisha nxjerrë për t’i thyer lekët”, rrëfen gruaja, ndërsa shton se ky person është larguar me vrap në drejtim të rrugicave që të çojnë tek Prokuroria.

Gruaja shton se edhe ajo ka bërë rezistencë duke e goditur në çast, por pa mundur të marrë mbrapsht portofolin ku kishte 300 euro dhe 100 mijë lekë të vjetra.

Ajo shton se ka lajmëruar policisë e cila ka vonuar rreth 15 minuta për të ardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here