Home Bota Rama në pritjen e Obamës: Do jemi krah SHBA-ve

Rama në pritjen e Obamës: Do jemi krah SHBA-ve

674
0

rama-obamaKryeministri Edi Rama, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe Zonja e tij, për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë, gjatë takimit Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme që ai vetë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë.

Kryeministri Rama e siguroi presidentin amerikan se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here