Home Politike Berisha: Do të ndërtojmë Europën në Fushë-Krujë

Berisha: Do të ndërtojmë Europën në Fushë-Krujë

787
1

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij elektorale në Fushë-Krujë, duke prezantuar kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Bilal Stafuka. Nga ky qytet, shefi i qeverisë vuri në krye të objektivave zhvillimin dhe progresin e vazhdueshëm të qytetit, ndërsa theksoi se i gjithë programi do të ketë një piknisje, në të cilën vula mbetet kandidati për Bashkinë e Fushë-Krujës. “Fushë-Kruja mbetet në histori si kryeqyteti i mikpritjes shqiptare, ndaj dhe unë dhe një herë duhet të përulem me nderim para jush, dhe ta shndërrojmë në sukses dhe fitoren e Bilal Stafukës në datën 8 maj dhe të kryetarëve të komunave të Fushë-Krujës”. Ndërkaq, përpara simpatizantëve, Berisha vuri në dukje arritjet sikurse dhe të gjitha objektivat e qeverisë, për investime të cilat do të kenë destinacion zhvillimin. “Janë investuar 1 miliard e 100 miljon lekë. Këto investime do të shumëfishohen. Fushë-Kruja do të ketë infrastrukturën më moderne që meriton, do të jetë një hyrje model të kryqytetit. 4 vitet që vijnë, qeveria do të financojë çdo projekt të Stafukës për asfaltimin e rrugëve, rrugicave dhe ndricimin e tyre. Qeveria do të financojë për ndërtimin e shkollave. Kemi dalë në kategori të parë dhe fushën e sportit do ta shndërrojmë në një stadium të vërtetë. Fushë-Kruja, do të ketë Unazën e vetë. Luzi do të ketë bay passin. Do fillojë ndërtimi i autostradës Fushë Krujë-Thumanë”. “Do të ndërtojmë Europën në Fushë-Krujë”. Me anë të këtij premtimi, kryeministri përcolli mesazhin e qartë, se progresi do të vijojë, ndërsa hodhi poshtë akuzat e kryesocialistit Rama, se në vend ka 1 mijë të papunë. Për të, kjo krizë ekonomike nuk ekziston, por është një shpifje e radhës, ndersa dëshiron të përdhosë të vertetën.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here