Home Aktualitet Nëna braktis foshnjën në bunker,kapet në flagrancë nga policia

Nëna braktis foshnjën në bunker,kapet në flagrancë nga policia

699
0

Një foshnje vetëm 6 ditësh është braktisur në një bunker nga nëna e tij me arsyen se 32 vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit nuk kishte me se ta ushqente të voglin. Mes lotësh e mes dhimbjesh e reja në gjendje depresive e kishte braktisur djalin e saj gjashtë ditësh në një nga bunkerët e fshatit. Por mesa duket i vogli e ka pasur jetën të gjatë pasi policia e ka kapur në flagrancë nënën e re dhe menjëherë e ka shoqëruar në polici. Ngjarja ndodhi në Vërdovë, vetëm rreth 3 kilometra nga zona e qytetit. Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasja Valbona Xhukellari ka marrë foshnjën e saj dhe e ka lënë në një bunker në periferi të rrugës. Mjekë të këtij spitali deklaruan se pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka marrë në pyetje gruan e cila ka deklaruar se e ka bërë këtë veprim bërë këtë veprim pasi ndodhet në vështirësi ekonomike dhe se nuk ka mese ta rrisë fëmijën. Foshnja e seksit mashkull kishte vetëm gjashtë ditë që kishte ardhur në jetë, dhe është gjetur i padëshiruar nga njeriu që duhet të falë më shumë përkujdesje e dashuri në ato momente, mamaja e tij. I mbështjellë me një batanije që i mbulonte edhe fytyrën, i vogli, me flokë dhe sy të zezë, është gjendur në mes të plehrave brenda një bunkeri të vjetër, dhe me të vetmen gjuhë që zoti i fal të porsalindurve nëpërmjet të qarave ka kërkuar “NDIHMË”.
Braktisja
Të qarat kanë tërhequr vëmendjen e një kalimtareje e cila kishte parë gruan e re të largohej nga bunkeri. “Marr rrugën të marr bukë, kur një grua del nga bunkeri, ku dëgjoj zërin e fëmijës që qante. I thashë moj shoqe pse le fëmijë aty. Jo më tha nuk është i imi. Të lutem merre këtë fëmijë se gjynah, dhe po e ndiqja prapa. Kur u futa te bunkeri, siç janë ato pisllëqet atje, pashë fëmijën hedhur batanijen sipër në fytyrë dhe sipër batanijes vënë dhe një si gur në aparatin e frymëmarrje që të vdiste fëmija. Këtu më vinte mendja”- tregon Arta Berberi, një grua rreth të 40-tat e cila nuk fsheh në fytyrë indinjatën e saj. Nëna e re jetonte nën presionin e dhunës fizike e psikologjike të vëllait të saj, për shkak të historisë së dashurisë nga e cila dy vjet më parë kishte ardhur në jetë dhe një fëmijë tjetër.  “Dola nga materniteti dhe isha shumë e mërzitur. Nuk dija ç’të veproja dhe ndodhi ajo që ndodhi… Unë jam ndarë me atë personin që u lidha….kam problem me vëllanë. Dhe vështirësi ekonomike.” – tregon 32 vjeçarja copëza të ndara të jetës së saj të cilat kishin ndikuar të merrte vendimin e braktisjes së vocërrakut. Të njëjtin shpjegim e reja ka dhënë dhe në polici ku është shoqëruar menjëherë pas sinjalizimit. Më pas një punonjëse e sektorit të ndihmës ekonomike në Pogradec dhe vetë drejtori i maternitetit kanë ndërhyrë për ti dhënë mbështetjen psikologjike duke i premtuar gjithashtu dhe mbështetje ekonomike të resë, për të mos braktisur fëmijën e saj.
“Unë fëmijën tim e dua dhe do ta mbaj” – ka thënë e reja duke shtuar se “ishallah do zgjidh problemet me vëllain dhe gjendjen ekonomike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here