Home Bota Flet nena e 3 vellezerve kamikaze

Flet nena e 3 vellezerve kamikaze

757
0
Ne rreth, nena e tre vellezerve Abdeslam
Ne rreth, nena e tre vellezerve Abdeslam

Nëna e vëllezërve kamikazë, pjesë e bandës së terrorit në Paris shprehet e befasur për sa ka ndodhur.

Në një rrëfim për “Daily Mail”, nëna e vëllezërve Abdeslam thotë se “Ibrahim Abdeslam nuk vrau askënd përvec vetes së tij”.

Sipas saj, “vetë fakti që ai hodhi vetën në erë pa vrarë askën është një tregues që flet shumë” dhe shton se ai nuk ka pasur në plan të vriste njeri, por mund të ketë hedhur veten në erë, për shkak të stresit .

Ibrahim Abdeslam, 31-vjec është një nga atentatorët që mbetën të vdekur në skenën e koncertit në Bataclan.

Vëllai i tij Mohamed Abdeslam, u arrestua në Molenbeek në Bruksel, një ditë pas sulmeve në kryeqytetin francez, në të cilat të paktën 129 u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.

Policia e humbi shansin për të arrestuar vëllanë e tretë Salah, kur ai u ndalu në kufi dhe u liria nga policia. Ndërkohë që mbetet një nga më të kërkuarit ndërkombëtarisht.

Nëna e tyre ka mbrojtur Ibrahimin, duke e justifikuar përfshirjen e tij në këtë terror. “Dy ditë para sulmit ne e pamë atë. Nuk vumë re asgjë të dyshimtë se mund të kishin në plan të bënin dicka të dhunshme”.

Familja pranon se ata kanë kaluar kohë të gjatë në Siri. “U befasuam qe Salah ishte i përfshirë, por Ibrahimi ishte ndryshe. E dinim që ai ishte i radikalizuar, së paku pjesërisht, por jo aq shumë sa të arrinte të bënte dicka të tillë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here