Home Politike Të gjitha batutat:PD-PS mbyllin me turp sesionin parlamentar

Të gjitha batutat:PD-PS mbyllin me turp sesionin parlamentar

610
0

Është dashur seanca e djeshme për t’i vënë vulën një sesioni parlamentar të dështuar në 10 muajit e fundit. Deputetët e mazhorancës dhe minorancës gjatë punimeve të ditës së djeshme të Kuvendit, janë përplasur me njëri-tjetrin jo vetëm me fjalë por dhe me grushte. Seanca ka nisur me dy orë vonesë nga orari i paralajmëruar dhe në rend të ditës ka pasur miratimin e buxhetit nen për nen. Ajo që u vu re që në fillim ishte fakti se debati nisi me tone aspak të qeta deputetët e opozitës nga një anë dhe kryeministri nga ana tjetër, kanë shkëmbyer replika të ashpra mes tyre. Dita e djeshme ishte seanca e fundit për këtë sesion parlamentar për t’u rikthyer në shtator. Ky sesion nuk arriti dot të zgjidhte krizën politike, dhe as të ngrinte komisionin hetimor për zgjedhjet e fundit parlamentare.
Berisha, replika me opozitën
Kryeministri i vendit seancën e djeshme ka përdorur nota të forta ironie ndaj deputetëve të opozitës. “Unë kam regjistrat me notat e deputetët e Partisë Socialiste, nuk e kanë kaluar klasën”, tha ai, duke iu kundërvënë dy folëseve të para socialiste të seancës, Mimi Kodheli dhe Rudina Seseri. Me këtë të fundit, e ka vazhduar më tej ironinë, duke i thënë se “kryetari Rama e paska këmbyer me Berberin”, e cila është në fakt përfaqësuesja e njohur e financave në radhët e opozitës. “Jo Seserin, se për ekonominë ai ka Berberin”, përmendi emrin e ekspertes së njohur Adriana Berberi, kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij, për të sulmuar direkt kreun e opozitës. Sipas tij, i gjithë qëllimi i Ramës është që të shpikë një luftë të kotë ndaj pozitës, duke gjetur rrugë të gabuara, siç është ajo e sulmit absurd ndaj rritjes së rrogave dhe pensioneve. “Treguesit e ekonomisë po ecin dhe çuditërisht, ju jeni kundër rritjes së pagave dhe pensioneve”, tha Berisha më tej. “Në vitin 2008, ekonomia u rrit me 8 për qind, në 2009-n 3-4 për qind. Në gjashtëmujorin e parë të 2010-s të ardhurat e mbledhura me taksat kanë arritur në 104 miliardë lekë ndryshe nga 50 miliardë që mblidhte opozita”, deklaroi Berisha.
Ruçi: Berisha është i sëmurë politikisht
Ndërsa e ka uruar kryeministrin për rikthimin e tij në seancën plenare pasi deklaroi se ishte i sëmurë në të mëparshmen, ku u morën në shqyrtim shkurtimet për buxhetin 2010, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, më pas e ka sulmuar duke e quajtur si “të sëmurë politikisht”. Duke vijuar më tej fjalën e tij, Ruçi i bëri me dije kreut të qeverisë se që në muajin dhjetor, opozita i drejtoi thirrje mazhorancës për të realizuar rishikim të fondeve buxhetore. Miratimi i neneve të shkurtimeve në buxhet është shoqëruar me kaos në Kuvend ku deputetët për të treguar se kanë dhe muskujt të fortë janë qëlluar me grusht me njëri-tjetrin. Fillimisht ka qenë Erjon Braçe, i cili ka tentuar goditjen me një shishe me ujë ndaj drejtueses së seancës Topalli. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit të Beratit Maliqi i cili ka tentuar të konfrontohet me Braçen por që ka gjetur një breshëri grushtesh nga deputeti Kadeli i PS-së.

Garda: Deputetët goditën punonjësin tonë
Lidhur me incidentin e djeshëm në Parlament ka reaguar edhe Garda e Republikës. Sipas saj, deputeti socialist Gjovalin Kadeli ka goditur një nga gardistet ne salle. “Kjo është një dukuri e përsëritur. Garda e Republikës do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për këtë ngjarje”, thuhet në një njoftim të këtij institucioni. Fillimisht ka qenë Erjon Braçe i cili ka tentuar goditjen me një shishe me ujë ndaj drejtueses së seancës Topalli. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit të Beratit Maliqi, i cili ka tentuar të konfrontohet me Braçen, por që ka gjetur një breshëri grushtesh nga deputeti Kadeli i PS-së.

Kryeministri vlerëson me nota deputetët e opozitës
Me ton ironik kryeministri i vendit gjatë seancës së djeshme ka menduar të luajë dhe rolin e mësuesit për deputetët e Partisë Socialiste. Berisha u shpreh se kishte ndjekur deklaratat e tyre në seancën e shkuar dhe për këtë kishte vendosur të jepte nga një notë gjithsecilit. Kjo situatë fillimisht ka shkaktuar të qeshura por dhe reagim të ashër të deputetëve opozitarë.
Notat sipas kryeministrit për deputetët socialistë janë si më poshtë:
Arta Dade e ka 6.5
Rudnina Seseri, 7
Arben Malaj, 5
Shega Ligori, 9.8 (kjo pasi sipas kryeministrit në fjalimin për buxhetin mbajti fjalimin e kryetarit)
Olta Xhaçka, 9.5
Gramoz Ruçi nuk mori notë (sipas kryeministrit, “Komandanti” nuk vlerësohet sepse atë e kanë frikë).
Deri edhe “i rrjedhur nga fiqiri”, kanë thënë për kryeministrin Sali Berisha deputetet socialiste të sulmuara prej tij me akuza gjatë seancës së sotme plenare. Emra të tilla deputetesh si Rudina Seseri, Shegushe Ligori apo Arta Dade, në replikat e tyre kanë zgjedhur fjalë nga më të ndryshmet fyese kundër Berishës, si “dështak” apo “amator”. “Nuk i di kapacitetet e kryeministrit Sali Berisha si mjek, por si politikan ai mbetet një amator i dështuar që po e fut vendin në qorrsokak”, tha deputetja Rudina Seseri në reagimin e saj. Ndërsa deputetja socialiste, Shegushe Ligori, tha si avokate që është se “rastin e qeverisë Berisha dhe të kryeministrit nuk do ta merrte kurrë në mbrojtje se është rast i pashpresë”. Menjëherë paskëtaj doli në foltoren e Kuvendit për të reaguar edhe deputetja Arta Dade, sipas të cilës, Berisha ka rrjedhur nga fiqiri”.

Sali Berisha
Kreu i qeverisë theksoi sot se shkurtimi në buxhet ka disa arsye themelore shumë të justifikuara. “Këtë vit ne sugjeruam shkurtimin e shpenzimeve. Kjo vjen para së gjithave si një vendosmëri e kësaj qeverie për të çuar mesazhet më pozitive në qarqet financiare të vendit, Evropës dhe më gjerë”. Duke mbrojtur draftin e rishikimit të buxhetit 2010, kryeministri pohoi se ekonomia shqiptare ka dyfishuar rritjen e saj.

Gramoz Ruçi
Ndërsa e ka uruar kryeministrin për rikthimin e tij në seancën plenare pasi deklaroi se ishte i sëmurë në të mëparshmen, ku u morën në shqyrtim shkurtimet për buxhetin 2010, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, më pas e ka sulmuar duke e quajtur si “të sëmurë politikisht”. Duke vijuar më tej fjalën e tij, Ruçi i bëri me dije kreut të qeverisë se që në muajin dhjetor, opozita i drejtoi thirrje mazhorancës për të realizuar rishikim të fondeve buxhetore.

Ridvan Bode
Duke reaguar ndaj akuzave të opozitës se qeveria ka shkurtuar faturën sociale për qytetarët, ministri Bode tha se “nuk ka asnjë shkurtim në faturën sociale dhe se buxheti konfirmon rritjen e pagave dhe pensioneve në masën më të madhe historike që keni bërë ju gjatë 8 viteve të pushtetit të opozitës”.
“Buxheti i vitit 2010 që ne sot votojmë ka si shpenzime, faturë sociale 109 miliardë lekë dhe në krahasim me maksimumin historik të dhënë ndonjëherë gjatë qeverisjes socialiste që ka qenë vetëm 50 miliardë lekë, janë më shumë se dyfishuar”, deklaroi kreu i financave publike.

Mimi Kodheli
“Qeveria duhej të vinte këtu me një buxhet të qartë për të dalë nga kriza dhe jo që ta çonte krizën drejt familjeve”. Me këto fjalë, deputetja socialiste Mimi Kodheli, u shpreh dje gjatë seancës plenare menjëherë pasi kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, publikoi në Kuvend shkurtimet e buxhetit 2010 dhe i ka cilësuar ato si rruga më e duhur për të shmangur efektet e krizës financiare globale që mbërriti sipas tij nga jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here