Home Aktualitet Deti 6 ballë, mbytet 17 vjecari, shpëtohen 4 të rinj

Deti 6 ballë, mbytet 17 vjecari, shpëtohen 4 të rinj

608
0

VLORE-Një 17 vjecar është mbytur sot në mesditë në zonën e Zvernecit, ne Vlore si pasojë detit të trazuar, ndërsa 4 persona u rrezikuan seriozisht nga ky shkak.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:20 minuta në zonën e Bunecit, pranë Vlores kur shtetasi Arben Mestori 17 vjec së bashku me 4 bashkëmoshatarë u fut në det për tu larë. Por, dallgët e fuqishme e kanë rrëmbyer të riun që është përpjekur të dalë me not në breg, por pa mundur të arrijë aty i gjallë. Në ndihmë të 17 vjecarit shkoi shoferi i furgonit që shoqëronte grupin e të rinjve. Shoferi, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur mundi të shpëtojë 4 të rinj të tjerë që ndodheshin në rrezik për jetën në detin nme dallgë 6 ballë. Drejtuesi i mjetit aktualisht ndodhet në spital, pasi gjendja e tij shendëtsore u paraqit jo e mirë.
Katër të rinjtë që u nxorrën nga deti ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhejashtë rrezikut për jetën. Ndërsa trupi i të riut Mestori u dërgua me morgun e spitalit rajonal te Vlores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here