Home Aktualitet Policia i ve prangat të fortit të “Myslym Shyrit”

Policia i ve prangat të fortit të “Myslym Shyrit”

616
0

Policia e Tiranës i ka vënë prangat sot pasdite Gjergj Cukalit, të njohur në botën e krimit si i forti i rrugës së “Myslym Shyrit”. Cukalit, i cili më parë kishte kryer dënimin me 10 vjet burg për pengmarrjen e Fatjon Demirlikës, në 2004, këtë herë i janë vënë prangat për një plagosje të ndodhur më 5 maj pranë shkollës së Baletit.

Sipas policisë Cukali së bashku me Kataldo Lezhja akuzohen se kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur Sh. Kadiun, punonjës i një firme private sigurimi, për një vend parkimi. 43 vjeçari kishte bërë kallëzim se në rrugën “Mihal Grameno”, pranë Shkollës së Baletit, është kanosur me armë dhe goditur nga dy persona pas një debati mes tyre për një vend parkim. Nga identikiti që ka përshkruar sipas policisë Gjergj Cukali dyshohet se është nja autorët e këtij kërcënimi.

Sipas policisë Cukali pas plagosjes ishte larguar nga Shqipëria. Ndërsa sot i janë vënë prangat në Tiranë nga forcat e komisariatit numër 2 Tiranë. Gjatë kontrollit i janë gjetur edhe një pistoletë tip ‘Glok’ me 17 fishekë. Cukali akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

CUKALI DHE HISTORIA E RREMBIMIT PER 100 MIJE EURO
Në korrik të vitit 2004, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë një karburanti, merret peng Fatjon Demirlika. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së Demirlikës një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të lirimit të të afërmit të tyre. Vendi i dorëzimit të parave ishte lënë në varrezat e Tufinës. Familjarët e Demirlikës njoftuan policinë, e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar gjobën e vendosur nga pengmarrësit. Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika.

Pak orë më vonë, falë një tjetër operacioni policor, u bë i mundur lirimi i pengut si dhe u arrestuan Gjergj Cukali, Florian Metalla, Ilir Kodumi e Eduard Skuka. Në përpjekje për të shpëtuar nga duart e policisë, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, mik i ngushtë me pengun Fatjon Demirlika. Nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes së Shimës ishte Durim Gurzi. Ky i fundit mundi t’u shpëtojë prangave, për t’u kapur tre vjet më vonë. Ndërkohë që Gjergj Cukali u dënua me 10 vjet burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here