Home Kosova Ulen eksportet serbe, rriten ato shqiptare

Ulen eksportet serbe, rriten ato shqiptare

673
0

Zyrtarë të Doganave të Kosovës konfirmojnë se importet e Serbisë po bien dhe se kompanitë kosovare kanë ndërpre importin pas vendosjes së reciprocitetit dhe kanë ndërprerë bashkëpunimit të mëhershëm me kompanitë serbe.

“Pas reciprocitetit që u vendos vitin e kaluar ne kemi parë një rënie të importit nga Serbia, e cila po vazhdon edhe tash të ketë më pak importe, ndërsa shtetet e tjera kanë pasur rritje. Shqipëria, vitin e kaluar ka pasur ngritje thuajse për 60 për qind më shumë se një vit më parë dhe se eksportet shqiptare kanë arritur vlerën mbi 90 milion euro”, ka thënë një zyrtarë i doganës.

I vetmi prodhim që nuk ka pësuar ndryshim nga Serbia është gruri dhe mielli, mirëpo pavarësisht këtij fakti pozitiv të humbjes së tregut nga kompanitë serbe, importi po e mbizotëron vazhdimisht eksportin e vogël të vendit tonë. Sipas të dhënave të doganave të Kosovës, karburantet, cigaret dhe një numër i madh i ushqimit po vazhdon të importohet, transmeton KTV.

Vendet të cilat po vazhdojnë të shënojnë ngritje të eksportit në Kosovë duke zëvendësuar prodhimet serbe në Kosovë përpos Shqipërisë janë edhe Italia, Gjermania dhe Turqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here