Një nga librat e rinj për këtë javë është romani i Mystehak Xhemali “Murgu”. Në këtë vepër autori shtjellon agresivitetin e një shteti fqinj, që kërkon të zgjerojë kufijtë edhe brenda territorit të vendit tonë. Romani shtjellon ngjarjen qysh dy shekuj më parë, kur kombet e gadishullit të Ballkanit kishin nisur përpjekjet për tu çliruar nga zgjedha e perandorisë Osmane, për të krijuar shtetet e tyre të pavarura. Në këtë kuadër qarqet fetare të vendit fqinj venë në lëvizje çdo mjet për zgjerimin e kufijëve duke realizuar paraprakisht agresionin kulturor dhe arsimor, i cili do të përpinte vendosjen e vijës kufitare deri në gjysmën e territorit shqiptar me slloganin se gjuha, feja dhe shteti janë një.
Shkrimtari Guillaime Mussa, sjell për lexuesin shqiptarë, romanin “Shpëtomë”, një histori prekëse plot magji dhe dashuri. Kur një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi, këmbehen në zemër të broduejt, midis tyre lind dashuria me shikim të parë. Ajo franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer ëndërrën për tu bërë aktore. Ai 30 vjeç pediatër i ri njujorkez, i përkushtuar me trup dhe me shpirtë pas punës qysh prej vetëvrasjes së të shoqes. Të bindur se më në fund i kishin gjetur një kuptim jetë ata do të dashurohen marrëzisht.
Autori i njohur Daniel Steel, vjen me romanin “Një e panjohur e përsosur”. Në librin e parë vajza e një bankieri të madh francez dhe e një markezeje spanjolle, Rafaela është e martuar me një financier ndërkombëtarë i dashuruar marrëzisht pas saj. Pas disa vitesh burri i Rafaelës paralizohet dhe ajo duke sikur do ti përkushtohet tërësisht të shoqit. Por ndnjejat e zjarrta të një avokati të ri të shquar, do të vënë në balancë ndjenjën e detyrës dhe pasionin shpirtëror, që do e lidh me këtë njeri.
Romani i dytë i Daniel Steel, është “Kujtime dashurie”. Çfarë vlere kishte titulli, i një aristokrateje te re, në një tokë të shkrumbuar nga luftrat. Asgjë. S`mund ti sillte asaj bukuria e rrallë. Po mrekullia e një dashurie të madhe të fshehtë , të shenjtë të zjarrtë e pa të ardhme. Kjo është historia e një familje të madhe, një histori lufte tradhëtie, misteresh e intrigash. Ajo është një histori ku ngjarjet e të tashmes gërshetohen më të shkuarën, kurse ndodhitë e dikurshme pasqyrohen në të ardhmen.